NATO: Ushtria e Kosovës është çështje e Kosovës
Bruksel, 27 nëntor - Aleanca ushtarake veri - NATO ka bërë me dije se shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës është çështje e brendshme e sa dhe i përket institucioneve vendore.
Nga Aleanca ushtarake veri atlantike është theksuar se niveli i angazhimit të NATO-s në përkrahje të FSK-së mund të rishqyrtohet në mënyrë që të ndryshojë mandati i këtyre forcave në Kosovë.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja për shtyp në selinë e Aleancës atlantike në Bruksel Oana Lungescu duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë serbe Beta,rreth deklaratës së ministrit të FSK-së Agim Çeku se FSK shumë shpejt do të shndërrohet në ushtri.