NATO: Situata në veri të Kosovës është stabile, por e brishtë

Bruksel, 20 janar - Në seancën e Komitetit Ushtarak të NATO-s, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të Aleancës, kryetari i Komitetit, gjenerali Knut Bartels, ka thënë se Aleanca po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes ndërmjet serbëve të veriut të Kosovës, Qeverisë në Beograd dhe Qeverisë në Prishtinë.
Situata në veri të Kosovës është stabile, por e brishtë, ka theksuar Bartels, për të shtuar se detyra e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, është të krijojë kornizën për stabilitet dhe liri të lëvizjes.
Nga përvoja e dimë se situata atje mund të ndryshojë shumë shpejt, ka thënë Bartels.