NATO shpreson anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Sofje, 1 qershor - NATO-ja shpreson se një ditë të gjitha vendet e Ballkanit do të behën pjesë e saj. Qëndrimin e tij, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e shprehu nga Sofja në Bullgari, pasi takoi presidentin bullgar, Georgi Parvanov.
Rasmussen e quajti arrestimin e të kërkuarit për krime lufte, Ratko Mladiçit, si një hap të rëndësishëm në rrugën drejt NATO-s për Serbinë, pasi heqjes së kësaj pengese. \"Serbia duhet të bashkëpunojë efektivisht me NATO-n\", shtoi Rasmussen.
Presidenti bullgar Georgi Parvanov, tha se, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina janë vendet fqinje të Bullgarisë, që duhet të zënë vendin e tyre në NATO. \"Kjo është shumë e rëndësishme për Bullgarinë\", tha Parvanov.