14 Janar 2025

NATO premton përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin e FSK-së

Prishtinë, 8 janar - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli, priti në takim oficerin për Politika dhe Plane të NATO-s, zotëri  Andrew Cullen.

Ministri Demolli fillimisht,  e njoftoj zyrtarin e lartë të NATO-s, mbi të arriturat e ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë, mbi procesin në të cilin ndodhet institucioni si dhe për planet dhe synimet e kësaj Force në të ardhmen. Gjithashtu, ministri Demolli e njoftoj zotëri Cullen për synimet e FSK-së për të qenë partner me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, si dhe me vet NATO-n, anëtare e së cilës duam të jemi.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë i NATO-s për Politika dhe Plane, zotëri Andrew Cullen u shpreh se NATO-ja përcjell nga afër zhvillimet në ministri dhe Forcë dhe se është e kënaqur me zhvillimin, profesionalizimin dhe gatishmërinë e saj operacionale në përgjigje të situatave të cilat i ka në kuadër të misionit.

Zotëri Cullen gjithashtu, shprehu interesimin për planet për zhvillimin e FSK-së në të ardhmen, si dhe premtoj përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin, profesionalizimin dhe hapjen e perspektivave të reja për FSK dhe Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë në përgjithësi.

Kjo është vizita e parë  për këtë vit e Andrew Cullen në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  ndërsa e dyta pas asaj të dhjetorit, që prej se ai ka marrë këtë detyrë në muajin tetor të vitit të kaluar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)