14 Maj 2024

NATO: Nuk tolerojmë dhunë në Kosovë

Bruksel, 2 qershor - NATO sot ka shprehur shqetësime dhe zemërim lidhur me sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e serbëve në veriun e Kosovës, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunën.

“Thellësisht jemi të zemëruar për shkak të akteve të dhunës të drejtuara kundër ushtarëve tanë. Trupat tona veprojnë plotësisht në përputhje të mandatit të OKB-së”, theksoi zëvendës – zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero.

Sipas saj, KFOR nuk do të tolerojë dhunë ndaj ushtarëve të saj, të cilët kanë të drejtën e vetëmbrojtjes. Ajo ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo aksion provokativ.

KFOR njoftoi se dy ushtarë të tyre janë të plagosur rëndë nga sulmet e serbëve lokal, disa prej të cilëve kanë pasur edhe armë zjarri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)