NATO nuk do të reduktojë forcat e veta në Kosovë
Bruksel, 10 tetor - "NATO-ja për momentin nuk ka plane për të reduktuar efektivin e forcave të veta të dislokuara në Kosovë, pasi situata vazhdon të mbetet e paqëndrueshme në pjesën veriore të saj, ku serbët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
"Ne kishim si qëllim të reduktonim praninë tonë me përmirësimin e situatës, por e kemi shtyrë vendimin për shkak të rritjes së paqëndrueshmërisë në 12 muajt e fundit, - sqaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
"Ne nuk do të bëjmë asgjë që mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës. Ne mbetemi të angazhuar plotësisht për të përmbushur mandatin e OKB-së".
Që nga viti 2010 kontingjenti i NATO-s në Kosovë (KFOR) gradualisht është reduktuar nga 15 mijë deri në 6.150 ushtarakë. Fillimisht parashikohej që kontingjenti të shkurtohej në vitin 2012 deri në 2.500 vetë, por u desh të ndalej tërheqja e trupave nga Kosova.