NATO nis mbikëqyrjen e situatës në Ukrainë
Berlin, 12 mars - Avionë paralajmërues të NATO-s u nisën të martën nga Britania dhe Gjermania drejt territorit ajror të Polonisë.
Misioni i këtyre avionëve të NATO-s është mbikëqyrja e gjendjes në Ukrainë dhe mbledhja në kohë informacioneve mbi situatën në terren.
Misioni i NATO-s u konfirmua të martën nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë, e cila deklaroi se një avion paralajmërues i NATO-s E-3A filloi misionin në territorin ajror të Rumanisë.
Zyrtarët e NATO-s thanë më parë se do të dërgoheshin avionë paralajmërues brenda territorit ajror të vendeve anëtare.
Analistët thonë se misioni i NATO-s është për t\'u mësuar me gjendjen dhe lëvizjet e forcave ajrore të Rusisë. Kështu, NATO-ja mund të bëjë reagime në kohë nëse përkeqësohet situata.
NATO-ja ka shtuar forcat mbrojtëse në vendet anëtare që kufizohen me Ukrainën, për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të paralajmëruar Rusinë.