22 Dhjetor 2024

NATO merr pjesë në ushtrimin e FSK-s në Obiliq

Prishtinë, 16  prill - Të Hënën, Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga kryetari i këtij komiteti, Admirali Giampaolo Di Paola dhe Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald, do ta vizitojnë Kosovën.

Gjatë vizitës së  trupave të KFOR-it, anëtarët e Komitetit Ushtarak duan që të sigurohen për zhvillimet pozitive në Kosovë.

Komiteti Ushtarak do të vëzhgojë një  ushtrim që do të mbahet në  Centralin “B” të KEK në Obiliq, gjatë të cilit, sipas një skenari të planifikuar FSK do të demonstrojë aftësitë e veta si një organizatë që intervenon gjatë krizave.

Ushtrimi fillon më 19 prill 2010, në orën 16.55 dhe do të zgjasë deri nga ora 18.00. Në vazhdim do të ketë edhe mundësi për t’u drejtuar pyetje përfaqësuesve të NATO-s, Ministrit të FSK-së dhe Komandantit të FSK-së.

Komiteti Ushtarak përbëhet nga oficerë të lartë ushtarakë nga vendet kontribuese në NATO, si Përfaqësuesit e tyre Ushtarakë. Komiteti jep udhëzime dhe këshilla për politika dhe strategji ushtarake.

Komisioni Ushtarak është  përgjegjës që të rekomandojë tek autoritetet politike të NATO-s masa të cilat konsiderohen të domosdoshme për mbrojtje të përgjithshme të zonës së NATO-s dhe për implementimin e vendimeve lidhur me operacionet dhe misionet e NATO-s.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në  Napoli (JFC Napoli) është një nga komandat ushtarake të NATO-s. Komandanti i JFC Napoli raporton tek Komandanti Suprem i Aleancës
për Evropë (SACEUR) tek Shtabi Suprem i Fuqive Aleate për Evropë, në Casteau, të Belgjikës. Si Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Fitzgerald ka përgjegjësi operacionale për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Ai e ka marrë këtë detyrë më 30 Nëntor, 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)