NATO mbetet e zotuar për pranin e KFOR-it në Kosovë
Prishtinë, 21 shkurt - Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjenerali Curtis Michael Scaparrotti vizitoi sot shtabin qendror të Forcës së Kosovës, NATO-s.
Gjatë vizitës së tij, Gjenerali Scaparrotti u mirërprit nga Gjeneral Majori Giovanni Fungo, Komandant i Forcave të Kosovës (KFOR) dhe u informua mbi zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë dhe asaj socio-politike në Kosovë. Në veçanti, stafi i KFOR-it theksoi rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirië të lëvizjes.
Gjeneral Scaparrotti gjithashtu takoi Ambasadorët e Kuintit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë respektivisht Përfaqësuesin Special të UNMIK-ut, Përfaqësuesin Special të BE-së, shefat e misionit të EULEX-it dhe OSBE-së.
Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet organizatave të komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve në Kosovë, me qëllim të rritjes, përmes dialogut, të stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme të Kosovës.
Stabilitieti i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie kritike për NATO-në,tha Gjenerali Scaparrootti. KFOR-i është operacioni ynë më i gjatë dhe luan një rol të rëndësishëm në situatën stabile të sigurisë për të ofruar kohën dhe hapsirën e nevojshme për progresin dimplomatik.
Scaparrotti përfundoi konferencën për shtyp duke thënë: \"Derisa Kosova ecë përpara dhe përqafon të ardhmen e saj, NATO mbetet e zotuar për të bërë pjesën e saj. Ky është një proces i bazuar në kushtet në terren. Ne do të mbajmë një prani fleksibile, parandaluese dhe do të bëjë ndryshime vetëm kur situata e sigurisë ta lejojë.