NATO konfirmon angazhimin në Kosovë
Bruksel, 17 shtator - Shefat e mbrojtjes së 28 shteteve anëtare të NATO-s dhe 300 zyrtarë kanë konfirmuar angazhimin e tyre për misionin e KFOR-it në Kosovë.
Në Konferencën e Komitetit ushtarak të Aleancës Veriatlantike, që mbylli punimet të dielën në qytetin rumun Sibiu, pjesëmarrësit kanë theksuar nevojën e gjetjes së zgjidhjes së përhershme politike në Kosovë dhe kanë ftuar të gjitha palët të vazhdojnë negociatat për këtë.
Në këtë konferencë është trajtuar edhe situata e sigurisë në Afganistan ku është thënë se pasa disa javësh Forcat Kombëtare të Afganistanit do të kenë 352 mijë anëtarë të aftë për sigurinë e tre të kartën e qytetarëve të këtij vendi.