NATO-ja po ndërmerr operacion në detin Egje
Bruksel, 13 shkurt - NATO-ja po ndërmerr një operacion të menjëhershëm kundra migracionit të paligjshëm dhe veprimtarinë e trafikantëve në detin Egje.
Aktualisht në rajon gjenden trupat ushtarako-detare të NATO-s nën komandën gjermane. Detyra e tyre e dorës së parë është grumbullimi i të dhënave hetuese. Ekipet ushtarako-detare të NATO-s do të punojnë në një lidhje të ngushtë me autoritetet kombëtare, si dhe me zyrën kufitare evropiane Fronteks.