NATO i miraton Kosovës statusin e vëzhguesit në Aleancë
Lituani, 30 maj - Republika e Kosovës është pranuar sot zyrtarisht si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ky vendim sapo është marrë në Lituani, ku po mbahet Sesioni Pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Republika e Kosovës edhe zyrtarisht sot është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ky vendim sapo është marrë në Lituani, ku po mbahet Sesioni Pranveror i AP të NATO-s.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ish - nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili është duke qëndruar në këtë vend.
Ndjehem tepër i lumtur për vendimin e marrë nga AP e NATO-s në favor të Kosovës dhe përcaktimit të saj për anëtarësim në të ardhmen në NATO, mekanizëm ky që, krahas UÇK-së, është ndër më meritorët për çlirimin e saj nga pushtimi serb. Me këtë rast, në emër të Kosovës pata nderin tu adresohem me një fjalë rasti të pranishmëve, të falënderoj nga zemra presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Hugh Bayley, si dhe të gjitha vendet anëtare, ka shkruar Haliti në fFcebook.
Haliti beson fuqishëm se së shpejti Republika e Kosovës do të bëhet anëtare e barabartë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s me të gjitha vendet tjera dhe se marrja e këtij statusi, sipas Halitit, do ta lehtësojë pranimin në të ardhmen të Ushtrisë së Kosovës në NATO.
I pranishëm si përfaqësues i Shqipërisë, ka qenë deputeti socialist Pandeli Majko duke shkruar te fleta e votimit Bac u kry.