17 Maj 2024

NATO i jep fund misionit trembëdhjetë vjeçar në Afganistan

Kabul, 28 dhjetor - Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja, do ta mbajë sot një ceremoni, përmes të cilës do ti jepet fund misionit trembëdhjetë vjeçar në Afganistan.

Për shkaqe sigurie shumë pak detaje janë bërë publike.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se komandanti i forcës ndërkombëtare, gjenerali amerikan John Campbell, do ta mbaj ceremoninë në Kabul.

Më shumë se 13 mijë trupa do të mbeten në Afganistan, me qëllim që t\'i trajnojnë dhe këshillojnë forcat afgane të cilët do të marrin përgjegjësinë luftarake dhe përgjegjësinë për operacionet e sigurisë në Afganistan.

NATO-ja në Afgamistan ka pasur deri në 140 mijë trupa nga 51 vende të ndryshme.





 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)