14 Maj 2024

NATO i dërgon sërish mesazh Rusisë

Bruksel, 6 mars - Vendet anëtare të NATO-s u mblodhën dje në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm në selinë e Aleancës në Bruksel për të vlerësuar zhvillimet e fundit në Ukrainë.
    
Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen në prononcimin që bëri pas takimit tha se Rusia vazhdon të shkelë pavarësinë e Ukrainës pavarësisht paralajmërimeve që ka marrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Rasmussen tha se zhvillimet kanë efekte serioze në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit Euro-Antlantik, duke theksuar se në mesin e anëtarëve të Aleancës ekziston një solidaritet i fuqishëm.

Aleanca e NATO-s, vijoi deklaratën Rasmussen, do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet konstruktive për zgjidhjen e krizës me rrugë paqësore.

Ndërkaq Këshilli NATO-Rusi dje u mblodh në Bruksel në një sesion të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar zhvillimet në Ukrainë.

Palët ndanë drejtpërsëdrejti qëndrimet e tyre lidhur me çështjen e Ukrainës dhe diskutuan mbi hedhjen e hapave në drejtim të uljes së tensionit ekzistues.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të NATO-s patën dje një takim edhe me Komitetin e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Nga ana tjetër mbledhja e “jashtëzakonshme” e Këshillit të Atlantikut Verior, ku marrin pjesë përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të NATO-s, vazhdoi edhe dje në selinë e Aleancës në Bruksel.

NATO i ndjek nga afër zhvillimet dhe është e mendimit se kriza në Ukrainë është kriza më e madhe e shekullit që kërcënon sigurinë e gjithë anëtarëve të Aleancës dhe që po zhvillohet në zemër në Evropës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)