NATO freskon planin për zvoglim trupash në Kosovë

Bruksel, 10 shkurt - Revista javore Aviation Week në faqen e saj të internetit shkruan se për Aleancën Veri Atlantike - NATO, 2012-ta do të jetë viti përfundimtar i tërheqjes nga Kosova.
Trupat e Aleancës janë të angazhuar atje që nga viti 1999, ndërsa planet të cilat janë ristrukturuar disa herë, i bënin thirrje NATO-s të tërheq trupat menjëherë.\"
\"Por, përleshjet etnike në pjesën veriore të Kosovës, të banuar kryesisht me përfaqësues të minoritetit serb, e ngadalësuan këtë veprim në mesin e vitit 2011, ndërsa zyrtarët janë duke i rifreskuar përpjekjet sërish për tërheqje.