23 Dhjetor 2024

Nato e gatshme për një ndërhyre ushtarake në Libi

Bruksel, 8 mars - Nisur nga luftimet e përgjakshme në Libi, NATO është e gatshme për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në vendin afrikanoverior.

Një operacion i tillë për miratimin e një zone të ndalim fluturimit duhet megjithatë të bëhet nga një mandat i Kombeve të Bashkuara, theksoi Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen.

Britania e Madhe dhe Franca po përpiqen për një mandat të Kombeve të Bashkuara për një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Libisë.

Arsyet janë raportimet që kreu i shtetit Muammar al Gaddafi po përdor helikopterë ushtarakë kundër civilëve, tha ministri i Jashtëm britanik William Hague në Londër. 

Përpjekjet janë bërë në konsultim të ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n. NATO ka shtrirë monitorimin e saj në hapësirën ajrore libiane përmes avionëve vëzhgues 10 deri 24 orë, tha ambasadori amerikan në NATO Ivo Daalder.

Qëllimi është që të merren pamje më të mira  se çfarë ndodh në të vërtetë në Libi, tha diplomati i SHBA-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)