02 Maj 2024

NATO e gatshëm të mbroj progresin e arritur në Kosovë

Prishtinë, 3 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen gjatë vizitës që i bëri Komandës së KFOR-it në Prishtinë ka rikonfirmuar mbështetjen e Aleancës Veriatlantike për Marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
 
Sekretari Gjeneral i NATO-s Andres Fogh Rasmussen ka shprehur gatishmërinë e NATO-së dhe të KFOR-it për të ndërhyrë në çfarëdo situate kur dikush do të tentonte të kthente mbrapa progresin e arritur në Kosovë.

"NATO ka një interes vital në sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse që nga viti 1999, ne kemi pozicionuar mijëra trupa në Kosovë, për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit këtu, sipas mandatit të Kombeve të Bashkuara", ka theksuar ai.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë ai ka thënë se FSK-ja ka shtuar kapacitet e saj, ndërsa për barrikadat në veri tha se Komandanti vendos për këtë që të ofrojë siguri të plotë të lëvizjes.

Rasmussen pas takimit me kryeministrin, Hashim Thaçi ka thënë se mirëpret bashkëpunimin që do të vendoset për implementimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

"Kjo është një kohë e mundësive të mëdha për Kosovën dhe për regjionin. Unë inkurajoj të gjithë liderët, dhe të gjithë njerëzit nga të gjitha komunitetet, të vazhdojnë në rrugën e pajtimit dhe dialogut, sepse ne të gjithë e dimë se kjo është rruga për siguri afatgjatë dhe prosperitet afatgjatë", ka pohuar Rasmussen.

Ai tha se marrëveshja jep shpresë për një jetë më të mirë dhe për të ardhme më të mirë për njerëzit dhe popujt në këtë rajon.

Për Rasmussen është vitale që të sigurohet që kjo marrëveshje të implementohet drejtë.

Rasmussen kur është pyetur për FSK-në dhe kapacitetet e saj, tha se ajo ka bërë progres të dukshëm dhe është shprehur i bindur se FSK-ja do të vazhdojë me kryerjen e mandatit të tashëm, që është ofrimi i mbrojtjes së popullsisë civile dhe në reagime ndaj katastrofave dhe të ngjashme.

Kurse, për barrikadat,ai tha se Komandanti është ai që pasi që të analizojë situatën, vendos kur të largohen ato që të ofrojë liri të lëvizjes për të gjithë.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me KFOR-in kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se FSK-ja deri më tani gjithmonë ka gjetur mbështetjen e tyre.

Ai duke folur për marrëveshjen tha se Serbia duhet ta implementojë atë.

Kosova vazhdon në rrugën e saj drejt normalizimit të marrëdhënieve edhe me Serbinë dhe këtu kemi arritur progres dhe marrëveshjen historike që kemi arritur në Bruksel në mes meje dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, marrëveshje kjo e lehtësuar nga Baronesha Ashton.

"Me këtë marrëveshje ne kemi  përmbyllur një shekull konfliktesh, luftërash në mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje kemi hapur kapitullin e së ardhmes së përbashkët dhe kemi përmbyllur kapitullin e së kaluarës së hidhur", theksoi ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)