NATO duhet të filloj ta konsideroj Rusinë si një armik
Bruksel, 2 maj - Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, thotë se aleanca tash duhet të filloj ta konsideroj Rusinë si një armik.
Mëtutje, ky zyrtar i lartë i NATO-s, tha mbrëmë në Uashington, se përkundër përpjekjeve gati 20 vjeçare për të ndërtuar partneritet me Rusinë, Moska e ka shpallur NATO-n si një armik.
Për këtë arsye, ai theksoi se NATO-ja duhet të filloj ta konsideroj Rusibnë jo më si partner, por më tepër si një armik.
Zoti Vershbow, ish-ambasador amerikan në Rusi dhe në NATO, tha se aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës dhe involvimi në lëvizjen separatiste në pjesën lindore të Ukrainës, i ka ndryshuar marrëdhëniet NATO Rusi.
Rusia qartas po përpiqet të ri-imponoj hegjemoni dhe kufizim të sovranitetit të fqinjëve rusë nën maaskën e mbrojtjes së botës ruse, tha Vershbow.
Në muajin prill, pas ankesimit të territorit Krime në Ukrainë, nga ana e Rusisë, NATO-ja e ka pezulluar pjesën më të madhe të bashkëpunimit civil dhe ushtarak me Moskën.