NATO do të vazhdojë mbështetjen e FSK-së
Prishtinë, 20 gusht - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati e priti sot, gjeneralmajorin Jozef Blotz, drejtor i Stafit Ushtarak Ndërkombëtar të Operacioneve (International Military Staff Operations Director (IMS DIR) i NATO-s.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, fillimisht e falënderoi drejtorin e Stafit Ushtarak të Operacioneve të NATO-s, gjeneralin Blotz, për ndihmën e përgjithshme që kanë dhënë në vazhdimësi për FSK-në, si dhe e ka njoftua me të arriturat e përgjithshme të FSK-së; me strukturën, organizimin, përqindjen e komuniteteve, barazinë gjinore, operacionet e dominimit dhe me projektet humanitare që po i kryen FSK-ja.
Gjithashtu, komandanti i FSK-së e njoftoi gjeneralin Blotz, edhe për Rishikimin e Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe bashkërendimet që po i kryejnë me ekipin e Ekipin Këshillues të NATO-s(NAT), e informoi edhe për procesin e trajnimeve, bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimin profesional që ka me Gardën Kombëtare të Aiovës.
Në fund, komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë që ka me KFOR-in, dhe NATO-n, dhe shprehu interesimin për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së, në shumë shkolla të NATO-s, si dhe për pjesëmarrjen e FSK-së në operacione paqësore ndërkombëtare, etj.
Ndërsa, drejtori i Stafit Ushtarak të Operacioneve, gjeneralmajori Jozef Blotz, e ka falënderuar komandantin e FSK-së, për pritjen, si dhe e ka përgëzuar për arritjet e përgjithshme të FSK-së, sidomos me plotësimin e kapaciteteve operacionale, të arriturat e njësive profesionale, si dhe me pjesëmarrjen e përgjithshme të pjesëtarëve të komuniteteve, në kuadër të FSK-së, si dhe me bashkëpunimin e mirë që ka me KFOR-in dhe me ekipin e NAT-it.
Në fund, gjenerali Blotz, tha se Kosova dhe misioni i KFOR-it në Kosovë është i një rëndësie të veçantë dhe mbështetja e NATO-s për FSK-në, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim prezantoi edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli.