27 Dhjetor 2024

NATO diskuton sot për Kosovën

Bruksel, 18 janar - Komiteti ushtarak i NATO-s, i cili përbëhet nga përfaqësues të lartë ushtarakë të vendeve anëtare të Aleancës dhe Partneritetit për Paqe, do të takohet sot në Bruksel për të diskutuar situatën në Kosovë dhe Afganistan.

Në takim do të marrin pjesë krerët e shtabeve të përgjithshme të 67 vendeve, ndërsa në sesionin për Kosovën pjesëmarrësve do t`iu drejtohet komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs, dhe shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.

Në mbledhjen dyditore do të organizohet edhe takimi NATO-Rusi, ku do të diskutohet bashkëpunimi në aktivitetet e përbashkëta në vitin 2012.

Takimi i NATO-s vjen pak ditë pas aksionit të 14 janarit, kur Lëvizja Vetëvendosje tentoi të bllokonte hyrjen e mallrave serbe në vendkalimet kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, por u pengua nga Policia e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)