Natali Velijaj mund të lirohet në shtator
Prishtinë, 29 gusht - Tenderi i pasaportave elektronike, i cili sipas Prokurorisë së EULEX-it shërbeu për shpëlarje të parave dhe favorizim të krimit të organizuar ende nuk është zbardhur tërësisht.
Nën hetim për këtë çështje, zyrtarisht janë vënë dhjetë persona, përfshirë edhe shtetasen gjermane, Natali Velijaj.
Por, kanë kaluar dhjetë muaj dhe për Velijajn ende nuk ka një akuzë të prerë nga Prokuroria. Të paktën jo sipas avokatit, Nuhi Paçarizi, i cili thotë se në shtatorë Velijaj duhet të dalë nga paraburgimi, shkruan gazeta Kosova sot.
Afati i paraburgimit sipas ligjit është dhjet muaj dhe nëse në shtator nuk ngritët aktakuza, atëherë ajo do të lirohet, eventualisht. Është një raste i rrallë që një person të qëndrojë në burg kaq gjatë, pa akuzë, ka thënë avokati i Natali Velijajt, Nuhi Paçarizi.