Natali Veliaj dënohet me 12 vjet burg dhe 25 mijë euro
Prishtinë, 18 dhjetor - Sot, më 18 dhjetor 2014, trupi gjykues i
përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të
Prishtinës i dënoi 8 të pandehur në rastin e ashtuquajtur rasti i
pasaportave.
Trupi gjykues vlerësoi se të pandehurit N.V., F.B.,
B.B, E.D., I.F. dhe N.TH janë fajtorë për krim të organizuar në lidhje
me veprën penale pastrim i parave.
Të pandehurit J.B. dhe S.S. u
shpallën fajtorë për veprën penale pranimi i mallrave të vjedhurave. E
pandehura N.V. u lirua nga akuza për veprën penale shkelje e besimit dhe
shmangie e tatimit.
Të pandehurit F.B., E.D., I.F., N.T. dhe H.S. u liruan nga akuza për veprën penale shmangie e tatimit.
Të pandehurve gjykata ua shqiptoi këto dënime:
E pandehura Natali Velijaj u dënua me dymbëdhjetë (12) vjet burgim dhe me gjobë prej 25,000 EURO.
I pandehuri Fisnik Blakaj u dënua me njëmbëdhjetë (11) vjet burgim dhe me gjobë prej 25,000 EURO.
I pandehuri B.B. u dënua me pesë (5) vjet burgim dhe me gjobë prej 5,000 EURO.
I pandehuri E.D. u dënua me tetë (8) vjet burgim dhe me gjobë prej 20,000 EURO.
I pandehuri I.F. u dënua me pesë (5) vjet burgim dhe me gjobë prej 8,000 EURO.
I pandehuri N.T. u dënua me katër (4) vjet burgim dhe me gjobë prej 8,000 EURO.
I pandehuri J.B. u dënua me një (1) vit burgim dhe me gjobë prej 5,000 EURO.
I pandehuri S.S. u dënua me një (1) vit burgim dhe me gjobë prej 5,000 EURO.
Po
ashtu, gjykata vendosi që të konfiskohen dy banesa dhe disa pasuri
tjera të pandehurve, në vlerë prej rreth 372,000 EURO, si dhe i obligoi
të pandehurit që ta kompensojnë palën e dëmtuar.
Deri sa
aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, gjykata e caktoi masën e
paraburgimit për N.V., F.B., B.B., E.D., I.F. dhe N.T., si dhe
konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit të J.B. dhe S.S.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.