14 Maj 2024

Natali Velia kishte marrë 200 mijë euro avans

Prishtinë, 9 shtator - Sot ka filluar në Prishtinë seanca gjyqësore në rastin e skandalit të pasaportave në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë seancë është duke e dhënë dëshminë e tij Gerhard Vastl, shef i Shitjeve Ndërkombëtare në “OeSD”, kompaninë austriake e cila fitoi tenderin e shumëpërfolur për shtypjen e pasaportave të Kosovës.

E akuzuar kryesore për këtë rast është Natali Velija, për të cilën dëshmitari tha sot se “kishte pranuar 200 mijë euro avans”.

Pas kërkesës së prokurorit, dëshmitari Vastl identifikoi Natali Veliajn dhe Fisnik Blakajn të cilët, sipas tij, rrinin gjithmonë bashkë.

Madje Gerhard Vastl tha se njëherë kishte menduar që “Blakaj është vozitës i Veliajt”.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Gerhard Vastl mohoi që kompania i ka dhënë ryshfet dikujt.

“OeSD nuk ka paguar ryshfet sepse kjo do të ishte e paleverdishme ekonomikisht. As Besnik Berishës nuk i kemi bërë asnjë pagesë”, tha Vastl.

/kallxo.com/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)