05 Maj 2024

Nata e vitit të ri 2013 ka kaluar e qetë me pak incidente të lehta

Prishtinë, 1 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se për festat e fund vitit ka përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë teritorin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu sipas policisë pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.

Policia në njoftim ka thënë se gjatë natës së festes së vitit të ri, situata kryesisht ka qenë e qetë me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës.

Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri dhe dëmtim prone po ashtu si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Rastet e raportuara:

Ø  Lëndim i lehtë trupor janë raportuar pesë raste;

Në këto raste janë lënduar gjashtë persona si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike, dy persona nga arma e zjarrit, njeri prej tyre vetëplagosje dhe tjetri nga plumbi nga ajri (plumbi qorr).

Ø  Dëmtim prone (vetura) janë raportuar  katër raste;

Në këto raste janë dëmtuar katër vetura nga përdorimi jo adekuat i mjeteve piroteknike dhe nga arma e zjarrit. 

Ø  Armëmbajtje pa leje është raportuar një rast;

Policia ka konfiskuar një armë zjarri.

Ø  Incident zjarri është raportuar një rast;

Në Ferizaj sipas policisë është djegur një shtëpi banimi, ku si pasojë e këtij zjarri një person i moshës 26 vjeçare ka humbur jetën. Njësitet policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet rreth shkaktarit të zjarrit.

Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës se festes së vitit të ri janë raportuar  dhjetë raste, ku si pasojë e tyre janë lënduar tetë persona, si dhe një rast incident zjarri ku si pasojë ka humbur një person, rast ky i cili është duke u hetuar për shkaqet e zjarrit, e qe ende nuk mund të ndërlidhet me rastet e festës së vitit të ri.

Krahasuar me festën e vitit të ri 2011/2012, në Policin e Kosovës janë raportuar më pak raste në festen e këtij viti 2012/2013 se sa vitin e kaluar, por mund të ketë edhe raste që nuk janë raportuar në Polici, por të janë adresuar drejt në qendrat mjekësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)