Naim Saramati ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë
Naim Saramati ishte i kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprat penale: Falsifikim i Parave, e parashikuar me nenin 168, (1), të Ligjit Penal të Kosovës, dhe Prodhim i Paautorizuar e Vënje në Qarkullim të Narkotikëve, e parashikuar me nenin 245 (1), të Ligjit Penal të Kosovës.
Kundër z. Saramati me 28 maj 2007 ishte lëshuar Urdhër Arrest Ndërkombëtar, në bazë të cilit është bërë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, dhe pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës për ekstradim, dhe aprovimit të njëjtës kërkesë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës Federale të Gjermanisë, sot në shoqërimin e Policisë së Kosovës është bërë ekstradimi i tij në Kosovë.