Naim Miftari "kërcënon" me fakte alarmante
Prishtinë, 2 shkurt - Naim Miftari ka vendosur të flasë. Pretendon se ka shumë informacione, madje edhe për spiunimin që njerëz të afërt të UÇK-së i kishin bërë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e të tjerëve.
Njeriu që pretendon se ka qenë hetues në SHIK ka thënë se ka informacione të sakta se si Shërbimi Sekret Serb dinte shumëçka për luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe vetë.
Ai ka thënë se i ka raportuar rregullisht Kadri Veselit, nga i cili thotë se ka marrë edhe detyra konkrete. Miftari thotë se gjatë punës së tij e kishte parë kodin e Nazim Bllacës Seiko, ndërsa për vete thotë se e ka pasur kodin 031, shkruan sot Koha Ditore
Miftari, që tashmë ka dhënë një deklaratë në Prokurori, thotë se ka edhe fakte. Qindra dosje ka thënë se nuk ia ka dorëzuar SHIK-ut, por i mban ai.
Në mesin e tyre edhe pesë CD që ia kishte dhënë Ibush Kllokoqi. Ai ka thënë se gjatë viteve të pasluftës ka pasur oferta nga zyrtarë të lartë të PDK-së për të kryer vrasje me pagesë, por kishte refuzuar. U çon edhe selam që mos tia kërcasin filmin se 500 herë ua bën ma zi sesa Nazim Bllaca.