14 Maj 2024

Naim Maloku zgjidhet Drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha dhe Drejtorin e sapozgjedhur të Burgut të Sigurisë së Lartë, Naim Maloku.

Malokut i ka uruar pozitën e re dhe ka kërkuar nga ai përkushtim në punë, në mënyrë që institucioni që ai do ta drejtoi dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës në përgjithësi, të kryejnë shërbimet e tyre duke u bazuar në kompetencat ligjore që kanë.

Nga ana tjetër, Drejtori Maloku ka premtuar angazhim maksimal gjatë punës së tij, në mënyrë që Burgu i Sigurisë së Lartë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, të jenë shembull ku respektohet ligji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)