Mustafa priti rektorin e Universitetit të Ferizajt
Prishtinë, 1 prill - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa priti në takim rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari.
Zëvendësministri Mustafa e informoi rektorin Bajraktari për gjendjen e sigurisë në vend dhe shprehu interesimin që studentët e Universitetit të Ferizajt të jenë pjesë aktive e fushatave të ndryshme që organizohen nga MPB.
Ndërsa, rektori Bajraktari e njoftoi zëvendësministrin Mustafa me sfidat me të cilat po përballet Universiteti i Ferizajt, si dhe për përkushtimin e madh që po tregojnë menaxhmenti, stafi akademik dhe studentët, me qëllim të rritjes së cilësisë së studimeve .
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që së shpejti në Universitetin e Ferizajt të organizohet një prezantim i aktiviteteve të Strategjisë Kombëtare kundër Narkotikëve. Ky prezantim do të jetë pjesë e fushatës parandaluese, përmes së cilës synohet vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me rreziqet e përdorimit të narkotikëve.