Mustafa: Misioni i KFOR-it, misioni ndërkombëtar me i suksesshëm
Prishtinë, 18 nëntor - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa ka pritur në një takim komandantin e KFOR-in, gjeneralin Erhard Byhler me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në kryeqytetin e Kosovës.
Me kete rast kryetari Mustafa tha se trupa ushtarake e KFOR-it e vendosur në Prishtinë është duke e kryer punën e saj si është me se miri. Kryetari Mustafa tha se disponimi i gjithë qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi është shumë pozitive karshi veprimeve që KFOR-i po bënë në Prishtinë, përkatësisht Kosovë.
Është vlerësim i të gjithë neve se misioni i KFOR-it në Kosovë është njeri nder misionet më të suksesshme të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Nuk po i referohem këtu vetëm suksesit në fushën e sigurisë por suksesit që ka arritur KFOR-i në komunikimin me komunitetin që jeton këtu, tha kryetari Mustafa.
Nga ana e tij komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler pasi shprehu përkrahjen e plotë për kryetarin Mustafa tha se Prishtina është duke u ndërtuar dhe një prej gjerave që e përcaktojnë këtë gjë janë ndërtimet që janë bërë në Bulevardin Bill Klinton dhe në katedralen e qytetit.
Gjatë këtij takimi kryetari Mustafa dhe gjenerali Byhler diskutuan edhe për mundësinë e zvogëlimit të trupave të KFOR-it në Kosovë si dhe për format dhe mënyrat se si FSK-ja të forcohet dhe zhvillohet sipas standardeve të NATO-së.