18 Janar 2025

Mustafa merr pjesë në Konferencën për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtarë


Tiranë, 8 shtator - Zëvendësministri i MPB-së, Nehat Mustafa po merr pjesë në Konferencën rajonale  \"Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar\" ,  të organizuar nga Qendra Marshall,  në të cilën po marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
 
Në këtë konferencë e cila u hap nga ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri,  Donald Lu dhe znj. Susanne Schutz -  ambasadorja e Gjermanisë  po diskutohet për krimin e organizuar ndërkombëtar, duke përfshirë këtu lidhjet e terrorizmit me  tregtinë  me drogë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë punimeve të konferencës, zv. Mustafa foli për përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar:

\"Policia dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës  janë treguar shumë të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar. Tanimë Kosova është bërë storie e suksesit për luftën kundër radikalizmit,  terrorizmit, tregtisë së narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore. Krimi i organizuar ndërkombëtar kërkon një bashkëpunim të të gjitha shteteve, prandaj Republika e  Kosovës si gjithnjë inkurajon të gjitha vendet për një bashkëpunim profesional dhe të sinqertë, me theks të veçantë rritjen e bashkëpunimit të vendeve rajonale. Rrjeti ndërkombëtar i krimit të organizuar kërkon në të njëjtën kohë krijimin e një rrjeti tjetër që lufton rrjetin e krimit\", tha  zv.  Mustafa.

Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe zyrtar nga MPB dhe Policia e Kosovës.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)