17 Janar 2025

Mustafa: Kosova e përkushtuar në luftën globale kundër terrorizmit

Prishtinë, 24 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka shprehur keqardhjen, dhimbjen për viktimat në Bruksel, si pasojë e veprimeve terroriste.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar interesimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës që të jetë pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit, kundër radikalizmit dhe kundër gjitha ekstremizmave që qojnë në veprime të dhunshme si pasojë e të cilave ka humbje të jetëve të njerëzve, ka rrezikim të demokracisë dhe paqes në botë.

“Kosova ka treguar përkushtimin e saj që të ruaj paqen, përkushtimin e saj që të jetë pjesë e luftës kundër çdo veprimi të keq, përkushtimin e saj që të ndërtoj marrëdhënie të mira ndëretnike dhe marrëdhënie të mira ndërfetare. Unë ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të jemi bashkërisht pjesë e këtij përkushtimi”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët në numër shumë të vogël mund të jenë në fronte të luftës, që të dalin nga këto fronte, që të jenë të vetëdijshëm për dëmin që i shkaktojnë vetvetes, që i shkaktojnë viktimave atje, por edhe për dëmin që mund të ketë Republika e Kosovës nga veprimet e tilla të dhunshme.

“Unë ju siguroj se organet e sigurisë së Republikës së Kosovës, sikurse Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencioni Kosovar i Inteligjencës po i marrin të gjitha masat në mënyrë që ta shtojnë sigurinë në vend. Qytetarët tanë janë të sigurt, por, po ashtu, kërkoj bashkëpunim të të gjithë qytetarëve tanë në mënyrë që ta shtojmë sigurinë në vend dhe të jemi pjesë e sigurisë evropiane dhe pjesë e sigurisë globale”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)