Mustafa do të takohet me Këshillin për Siguri në Bashkësi në Prizren
Prizren, 4 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, do të vizitojë komunën e Prizrenit, me ç ‘rast do të takohet me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi të kësaj komune.
Në këtë takim do të marrë pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Tema diskutimi në këtë takim do të jenë: procesi i legalizimit të armëve, procesi i ri- integrimit i personave të kthyer nga vendet e luftërave, siguria në trafik si dhe situata aktuale e sigurisë në komunë.
Ky takim do të mbahet sot në objektin komunal “Shtëpia e Bardhë” në Prizren.