15 Maj 2024

Musliu: BIK-u instaloi ekstremizmin fetar

Prishtinë, 18 gusht - Imami Osman Musliu e di më së miri se çfarë do të thotë ekstremizmi fetar, pasi në 2009 e kishte provuar në lëkurën e tij rrahjen deri në alivanosje nga disa individ të nxitur nga ideologjia vehabiste.

Në një intervistë për Zëri, Musliu ka folur për situatën aktuale fetare në Kosovë dhe për rritjen e ekstremizmit, që sipas tij, për këtë janë fajtorë krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

“Për ekstremizmin fetar në Kosovë janë disa faktorë, të cilët kanë ndikuar që të jemi këtu ku jemi. Së pari duhet pasur parasysh se për një problem në familje, përgjegjësi kryesor është i zoti i shtëpisë e që në këtë rast udhëheqja e Bashkësisë Islame është fajtori kryesor për këtë gjendje në të cilën jemi”, ka thënë hoxhë Musliu, i cili disa vjet më parë është rrahur brenda xhamisë.

“Unë gjithmonë kam qenë një njeri që jam munduar t’i mbrojë vlerat fetare dhe kombëtare të popullit tonë. Edhe para lufte kam dhënë kontributin tim në mbrojtje të identitetit fetar islam të popullit shqiptar, që regjimi i asaj përpiqej ta largonte dhe tjetërsonte."

"Po ashtu, edhe pas luftës, në Kosovën tonë të lirë erdhën shumë shtete të ndryshme e që me vete sollën edhe shoqata të ndryshme, me qëllime dhe ambicie të caktuara. Por ngritja e zërit nga ana ime përballë këtyre rreziqeve kishte hasur në vesh të shurdhër tek krerët e BIK-ut”, ka thënë imami Osmani.

“Kjo ngritje e zërit nga ana ime lërë që nuk kishte mbështetje në BIK, por gjithmonë jam akuzuar se jetoj në një botë imagjinare dhe flas nga hamendja. Me rastin e rrahjes sime u kuptua se ato që flisja unë nuk ishin imagjinatë, por një realitet i hidhur."

"U vërejt se në Kosovë ka njerëz që janë në gjendje të rrahin dhe të linçojnë brenda xhamisë, por fatkeqësisht BIK-u nuk kishte një reagim të mirëfilltë dhe gjithnjë insistonte që në Kosovë nuk ka ekstremizëm fetar”, ka thënë ndër të tjera imami Osmani në një intervistë të cilën mund ta lexoni në gazetën Zëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)