18 Janar 2025

Murati përcjell shqetësimet e investitorëve për sistemin gjyqësor

Prishtinë, 20 prill - Për t’i ritheksuar problemet e investitorëve nga diaspora në Kosovë lidhur me pengesat që i hasin gjatë kontesteve gjyqësore, ministri Murati sot u takua me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Në këtë takim, ministri Murati edhe njëherë kërkoi zbatimin e plotë të ligjit për gjykatat, sipas të cilit parashihet krijimi i Divizionit për kontestet e investitorëve të huaj në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ku përfshihen edhe ata të diasporës.

Kryesuesi Idrizi, duke u pajtuar me ministrin, u zotua se këtë çështje do ta trajtojë me urgjencë që në takimin e ardhshëm të KGJK-së.

“Përkundër ekzistimit të vullnetit të investitorëve nga diaspora për të investuar në Kosovë, është shumë vështirë t’i bindësh ata që këtë vullnet ta shndërrojnë në veprim, përderisa ekziston mosbesimi në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Prandaj, krijimi i këtij divizioni, që është edhe obligim ligjor, do të ndikonte në plotësimin e mozaikut të kushteve që shteti ynë ofron për këta investitorë potencialë”, tha ministri Murati në këtë takim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)