Murat Mehmeti, fitues i Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2016
Prishtinë, 23 dhjetor - Lëvizja FOL ka organizuar për herë të shtatë ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2016, i cili në këtë vit iu nda Murat Mehmeti, inspektor hetues tatimor në Administratën Tatimore të Kosovës.
Petrit Zogaj, nga Lëvizjes FOL tha se këtë Çmim, FOL e ndanë për herë të shtatë, në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik në vendin tonë.
Mehmeti përfaqëson shembullin më të mirë të njeriut guximtar. Ai me denoncimin e tij, nuk i mbylli sytë karshi krimit që po ndodhte në Administratën Tatimore të Kosovës. Përkundër shantazheve e kërcënimeve ai nuk u ndal deri në respektimin e ligjit.\"
\"Andaj, Murat Mehmeti u bë edhe model guximi për të gjithë qytetarët, të cilët nga frika e kërcënimeve vendosin ti mbyllin sytë po edhe mos të flasin ndaj keqpërdorimeve në institucionet e Kosovës, tha Zogaj.
Valdete Idrizi, anëtare i Bordit këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha se Murat Mehmeti, tha se Bordi Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL në mënyrë unanime ka vendos që ky çmim këtë vit të shkoj për Mehmeti.
Murat Mehmeti, fitues i çmimit për guxim qytetar tha se ndihem i lumtur për këtë çmim. Nuk jam i vetmi që përjeton këso lloj presionesh për të heshtur, por i inkurajoj të gjithë punonjësit që të flasin dhe të mos dorëzohen para presioneve në mënyrë që të luftojmë keqpërdorimet dhe parregullsitë, tha Mehmeti.