03 Maj 2024

MUP mbyll stacionet policore në veri të Kosovës

Prishtinë, 13 korrik - Autoritetet policore bëjnë të ditur se zyrat e MUP-it serb, të cilat deri më tash kanë funksionuar në veri të Kosovës, janë mbyllur krejtësisht.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Ai tha se procesin e mbylljes së atyre zyrave e kanë vëzhguar EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Po, mund t’ju konfirmoj se në bazë të informacioneve të deritanishme që kemi të gjitha zyrat e MUP-it serb janë mbyllur. Mbyllja e këtyre zyrave ka filluar muajin e kaluar duke filluar nga Komuna e Leposaviqit, Zveqanit, Zubin Potokut, dhe javën e kaluar janë mbyllur edhe në qendër në pjesën veriore të Mitrovicës\", tha Kelani.

Pra të gjitha mbylljet e këtyre zyrave janë monitoruar nga EULEX-i dhe me pas edhe nga Policia e Kosovës. Kështu që tani janë të konfirmuara për momentin si të mbyllura”, shtoi ai.

Mbyllja e këtyre zyrave vjen, pas marrëveshjes se arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin  e raporteve në mes të dy vendeve.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)