11 Maj 2025

Mungesa e zhvillimit ekonomik shkak i migrimit ilegal

Prishtinë, 13 janar - Nën drejtimin e Presidentjes se Kosovës, Atifete Jahjaga, është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, ku është diskutuar çështja e migrimit igelal.

Presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga ka thënë se trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese. Sipas Jahjagës kjo po ndodhë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik.

Presidentja me këtë rast ka përmendur edhe rastin e Ali Fetahut i cili është ngrirë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

“Cilado qofshin rrethanat e migrimit, një gjë mbetet e pa kontestuar. Kjo nuk duhet të jetë Kosova e vitit 2015. Në rastet si kjo dëshmojmë nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për ta parandaluar këtë dukuri”, tha Jahjaga.

Sipas saj, liberalizimi i vizave jo vetëm që do të mundësojë lëvizjen e lirë por edhe do të reformojë institucionet që janë ndërtuar qe një dekadë e gjysmë. Jahjaga tha se numri në rritje i azilkërkuesve kosovarë e vështirëson liberalizimin e vizave.

Imigrimi i kosovarëve drejtë vendeve perëndimit, që ka marrë hov dy muajt e fundit, ka shqetësuar edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që mos të ikin ilegal, sepse shtetet anëtare të BE-së nuk japin azil për kosovarët.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar ka deklaruar se asnjë shtet i BE-së nuk do të pranojë azil për kosovarët.

Zhbogar këtë deklaratë e ka thënë në mbledhjen e Këshillit përIntegrim Evropian që po mbahet në Prishtinë e udhëhequr nga presidentjaAtifete Jahjaga.

“Kërkesat për azil nuk do të pranohen nga asnjë shtet i BE-së.Shumica do të refuzohen dhe ata do të riatdhesohen në Kosovë dhe kur tëkthehen do të bëhen më të varfër sepse do të dënohen”, ka thënë Zhbogar.

Sipas tij migrimi ilegal ka tri probleme atë ekonomik, të sigurisëdhe humanitar. Zhbogar tha se asnjë qytetar nuk mund ta lë atdheun e tijnëse e ka një vend të mirë të punës, prandaj sipas tij duhet të ketëzhvillim ekonomik.

Shefi i zyrës së BE-së ka bërë apel jo vetëm te autoritetet e Kosovëspor edhe të vendeve të BE-së që t’i ndalin grupet kriminale të cilat popërfitojnë nga dëshpërimi I kosovarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)