Mungesa e punësimit dhe banimit arsye pse viktimat nuk raportojnë abuzimin
Prishtinë, 1 shkurt - Misioni i OSBE-së në Kosovë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së/Zyra e BE-së në Kosovë, organizon sot një konferencë të nivelit të lartë rreth nismave për fuqizim ekonomik dhe banim social të viktimave të dhunës me bazë gjinore.
Mungesa e punësimit dhe e banimit janë renditur vazhdimisht si arsyet kryesore pse viktimat nuk raportojnë abuzimin dhe zgjedhin të qëndrojnë me dhunuesin, duke toleruar dhunën e vazhdueshme.
Konferenca do të mbledhë gamë të gjerë ekspertësh nga institucionet qeveritare, komunat, organizatat joqeveritare të grave dhe shoqëria civile.
Fjalën e hapjes do ta mbajnë SH.S. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, SH.T. Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, dhe Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.