Mungesa e llogaridhënies është faktori kryesor i korrupsionit
Prishtinë, 11 dhjetor - Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsionit, Hasan Preteni ka thënë se qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të raportojnë korrupsionin, në mënyrë që kjo dukuri të luftohet sa më shpejt.
Ai ka bërë me dije për Epokën e re se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies është faktori kryesor që korrupsioni po vazhdon të mbetet i pazvogëluar dhe i pahetuar.
Preteni ka thënë se Kosova i ka të gjitha institucionet dhe legjislacionin gati të kompletuar për ta luftuar korrupsionin, por sipas tij, problemi kryesor është faktori njeri.
Qytetarët nuk po bashkëpunojnë në nivelin e duhur dhe zyrtarët e mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit nuk po ftohen të raportojnë për punën e tyre, ka thënë Preteni, duke bërë thirrje që gjykatat në Kosovë të fuqizohen.