Muharrem Xhemajli ftohet për intervistim në EULEX
Prishtinë, 6 qershor - Sot rreth ores 13:30, kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli, është ftuar përmes telefonit nga EULEX, që nesër të paraqitet për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit, për një nga proceset që po zhvillohen kundër luftëtarëve të UÇK-së.
Xhemajli, ka konfirmuar se nuk do të paraqitet para organeve të EULEX-it me vetdëshirë.
Ky vendim i Muharrem Xhemajli, sipas njoftimit bazohet në vendimin 05/2011 të Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së mbajtur me 7 maj 2011.
Në këtë vendim mes tjerash thuhet: OVL të UÇK-së iu bën thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës.