02 Maj 2024

Muhamet Latifi zëvendësministri i ri i FSK-së

Prishtinë, 8 korrik - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku organizoi një ceremoni pritjeje për  zëvendësministrin e ri të FSK-së, Muhamet Latifit si dhe për  përcjelljen e ish-zëvendësministrit,  Shemsi Veseli.

Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës të zëvendësministrave, ministri i FSK-së Agim Çeku ka falënderuar Shemsi Veselin për punën e deritashme në Ministrinë e FSK-së.

Ministri Çeku me këtë rast, ish-zëvendësministrit Veseli i ka ndarë  Mirënjohje, për angazhimin e pakursyer dhe për kontributin e dhënë në FSK.

Ndërsa, zëvendësministrit  Muhamet Latifit i ka dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë, njëherit i premtoi bashkëpunim të gjithanshëm në realizimin e detyrave në Ministrinë e FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)