14 Janar 2025

Muaji shkurt me 983 aksidente dhe 3 prej tyre me fatalitet

Prishtinë, 3 mars - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se se bashku me njësitet e saj, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vaqzhdimësi aplikon aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.02.2018 deri 28.02.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet e aplikueshme.

Vetëm në muajin shkurt sipas policisë ka pasur 983 aksidente 3 prej të cilave kan qenë aksidente me fatalitet që kanë lëne 5 persona të vdekur.

Nderkaq nga numri i total i aksidenteve kanë qenë 372 aksidente me lendim nga të cilat ka pasur 844 të lenduar.

Ndersa numri umri i përgjithshëm i gjobave të shqiptuara është 22765.
 
Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)