05 Maj 2024

MPMS ndihmon Shtabin Emergjent te Malishevës

Prishtinë, 13 shkurt - Me vendim te Qeverise se Kosovës për mobilizim te  gjitha kapaciteteve qeveritare për ndihme banoreve ne nevoje, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ndihmuar Shtabin Emergjent te Malishevës me 500 litra karburant për hapjen e rrugëve ne Berishe, Kleqkë, Divjak, Tërpezë dhe Novosellë.


Zv.ministri i MPMS-së, z.Fatmir Shurdhaj po qëndron ne Berishe për te pare nga afër hapjen e rrugëve dhe gjendjen e banoreve ne ato ane.


Me kërkese te Qendrës për Punës Sociale-Malisheve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjithashtu  ka ndare ndihma për 35 familje te cilat janë te bllokuara për shkak te kushteve klimatike, bora dhe acari. Familjeve ne nevojë ndihmat ( artikuj ushqimor,dhe higjenik) do t’ju shpërndahen gjate kësaj jave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)