MPJD ndihmon evakuimin e shtetasve kosovarë nga Afganistani
Lidhur me këtë është hapur edhe një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit tanë, për të marr sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.
"I sigurojmë shtetasit tanë, të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të mundësuar një evakuim të sigurte të të gjithëve", thekson MPJD.