MPJ vendos numrat e telefonit në dispozicion për shtetasit e Kosovës
Prishtinë, 30 tetor - Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, në Norcia të Italisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasada e Kosovës në Romë po e përcjellin situatën dhe njëkohësisht janë solidarizuar me popullin dhe qeverinë italiane.
Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është solidarizuar me gjendjen e krijuar si pasojë e tërmetit të fuqishëm.
Italia mike sërish u godit nga një tërmet. Solidarizim me popullin dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira, ka shkruar Hoxhaj.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, është duke e përcjellur situatën, ndërsa ambasada e Kosovës në Romë ka dhënë numrat emergjentë në rast nevoje për ndihmë për qytetarët kosovarë që gjenden atje.
Në rast emergjence, qytetarët mund ti kontaktojnë numrat e mëposhtëm: +393492704249 dhe +393333312363.