16 Janar 2025

MPJ: Nuk ka konfirmim për kosovarë plagosur

Paris, 14 nëntor - Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe sipas informacioneve të deritashme të zyrtarëve të MPJ-së, nuk ka konfirmime se ndonjë qytetar i Kosovës është plagosur në sulmet në Paris.

Qytetarët tonë po thërrasin në numrin e emergjencës të Ambasadës së Kosovës në Paris kryesisht për të pyetur nëse mund të udhëtojnë nga Parisi për Prishtinë apo anasjelltas dhe se a janë të hapur kufijtë për udhëtim në  Francë.

Gjithashtu, një numër i qytetareve të cilët mbrëmë nuk kanë arritur të kontaktojmë me familjarët e tyre që jetojnë në Paris, po telefonojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Paris për të pyetur për ndonjë informatë në lidhje me ta.

Ambasada në Francë i ka përcjellë me kujdes të gjitha zhvillimet në Paris dhe mbetet në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në rast nevoje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)