17 Janar 2025

MPJ dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

Prishtinë, 28 nëntor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumëetnik si Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrdhënieve miqësore me Turqinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)