29 Dhjetor 2024

MPB: Veprim tinzar dhe i organizuar i gjandarmarisë serbe

Prishtinë, 31 mars - Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër kidnapimin e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës nga ana e Gjandarmërisë Serbe.

Pjesëtaret e Policisë së Kosovës në momentin e kidnapimit kanë qenë duke patrolluar në zonën e përgjegjesisë së Policisë së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre.
 
Ky veprim tinzar dhe i organizuar i Gjandarmarisë serbe sipas MPB-së dëshmon edhe njëherë orientimin dhe mentalitetin agresor të shtetit Serb ndaj Republikës së Kosovës.

Përpjekjet e shtetit serb për agresion ndaj Republikës së Kosovës përmes veprimeve të tilla të nxitura nga Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, i cili me plot fanatizëm po dëshmohet si trashigimtarë i politikës agresore të Millosheviçit, kanë dështuar historikisht dhe do të dështojnë edhe tani.
 
Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga EULEX-i dhe mekanizmat tjerë relevant të Bashkimit Evropian, të kërkojnë nga Qeveria e Serbisë lirimin e menjëhershëm të pjesëtarve të Policisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, fton institucionet e Bashkimit Evropian të gjykojnë veprimet e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim të plotë me rendin dhe ligjin dhe janë veprime anti-europiane dhe në dëm të perspektivës evropiane të rajonit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)