MPB vazhdon kampanjën për legalizimin e armëve
Prishtinë, 25 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve.
"Qëllimi i kësaj konference është që bashkërisht të nënvizojmë rëndësinë e ngritjes së sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe bashkërisht t’i ftojmë të gjithë qytetarët përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë që gjatë kësaj periudhe do të qëndrojnë në vendlindje për pushime të shfrytëzojnë këtë mundësi", thekson MPB.
Konferenca do të mbahet sot në objektin qendrorë të MPB-së.