23 Dhjetor 2024

MPB urdhëron konfiskimin e targave serbe në Kosovë

Prishtinë, 11 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka urdhëruar bllokimin e të gjitha targave të lëshuara nga Serbia për zonat e veriut të Kosovës.

Rexhepi ka theksuar se shteti i Kosovës nuk do të tolerojë që nëpërmjet këtyre targave të shkelet sovraniteti i vendit. Beogradi ka lëshuar në qarkullim targa me kodin ndërkombëtar të Serbisë (SRB) edhe për shtatë rajonet e Kosovës.

Rajoni i Mitrovicës ka të shënuar kodin KM, rajoni i Prishtinës e ka PR, ndërsa i Ferizajt mban kodin UR. Kohët e fundit nëpër rrugët e Kosovës, e sidomos në veriun e Mitrovicës, ashtu si në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, janë parë të vendosura targat e lëshuara nga Serbia.

Gjithashtu, Beogradi ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41 në 59, duke përfshirë edhe komunat e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)